Ballina Shqiperia ime Mallakaster-Dhune ne familje dhe persona te tjere ndiqen penalisht disa shtetas

Mallakaster-Dhune ne familje dhe persona te tjere ndiqen penalisht disa shtetas

Komisariati i Policisë Mallakastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-F. Ç., 57 vjeç, dhe E. Ç., 49 vjeçe, të dy banues në fshatin Visokë, pasi për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta shtetasin I. Ç.. 

-K. A., 58 vjeç dhe M. A., 58 vjeçe, të dy banues në Ballsh, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj vajzës së tyre të mitur.

Komisariati i Policisë Divjakë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Gj., 37 vjeç, banues në fshatin Mërtish, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.