Një aksident ka ndodhur sot në autostradën Levan -Vlorë në afërsi të fshatit Bishan.
Automjeti ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.
Fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale. Drejtuesi ka marrë dëmtime të lehta.
Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje dhe shkaku i aksidentit dyshohet se ka qenw shpejtësia tej normave të lejuara.