Ish-zv.drejtoresha e QSUT, Brikena Qirjazi, dy mjekët dhe koordinatori i Onkologjikut janë shkarkuar nga detyra me urdhër të ministres Albana Koçiu, pas zbulimit të skandalit ku pacientëve me tumor nuk u ofrohej shërbimi, po ri dërgonin në privat.
Brikena Qirjazi ka qenë zv.drejtoreshë e QSUT gjatë kohës që është kryer kjo skemë, ndërsa aktualisht mbante pozicionin e shefes së ORL-së.Në një deklaratë për mediat, ministrja e Shëndetësisë tha se ndjen neveri për këtë situatë dhe se ata mjekë të përfshirë nuk e meritojnë ta mbajnë më bluzën e bardhë të veshur.
‘Ngjarja e sotme të krijon një neveri të madhe, mbi të gjitha kur bëhet fjalë për jetë njerëzish, mbi të gjitha kur flasim për punonjës të sistemit të shëndetësisë, të cilët misionin e tyre primar kanë humanizmin, shpëtimin e jetës se njerëzve, ndihmën shëndetësore për ta.
Është ngjarje e paprecedentë, jam e neveritur nga kjo histori.
Të gjithë personat përgjegjës do të ndëshkohen sipas ligjit, procedurave administrative dhe të jetë e qartë njëherë e përgjithmonë që këta lloj personash nuk mund të ndotin bluzat e bardha.
Këta lloj personazh nuk përfaqësojnë bluzat e bardha që punojnë me profesionalizëm në gjithë Shqipërinë dhe këta persona nuk kanë vend në sistemin shëndetësor publik”, tha ministrja Koçiu.
Personat e përfshirë në dosje
1- Edmond Gashi (Mjek prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT) – akuzohet për “Shpërdorim të detyres” – masa e sigurisë ‘arrest shtëpie”
2- Alketa Ymeri(Pere) (Mjeke prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT) – akuzohet për “Shpërdorim të detyres” – masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje”
3- Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe ne QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik – akuzohet për “Shpërdorim të detyres” – masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje”
4- Emiljano Lela – Koordinator prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT, – akuzohet për shpërdorim detyre, masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje”