Gjykata e Apelit të Posaccëm vendosi të dënojë Alfred Belerin me dy vite burg, duke lënë kështu në fuqi vendimin e GJKKO.
Ndërkohë Pandeli Kokaveshi dënohet me shërbim prove.
Beleri është dënuar në lidhje me akuzën e korrupsionit në zgjedhje, ndërkohë që tashmë është edhe eurodeputet, pasi u zgjodh nën siglën e “Nea Demokracia” për zgjedhjet në Parlamentin Europian.