Pas ndërprerjes prej rreth 30 minutash, është rikthyer energjia elektrike në Tiranë dhe qytetet e tjera të vendit ku kishte probleme.
Operatori i Sistemit të Transmetimit ka reaguar duke zbuluar shkakun pas ngjarjes që preku konsumatorët.
OST bën me dije se shkak kanë qenë temperaturat ekstreme, ndërkohë që defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë
“Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit.Nga kqyrja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ektreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit.OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve”, thuhet në reagimin e OST për këtë rast.