Sulmohet me thikë një efektiv policie në Durrës. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së enjtes në lagjen nr.1, ku një qytetar është shfaqur me thikë dhe ka goditur policin.
Gazetari i ABC News, Leonidha Musaj raporton se polici është dërguar në spitalin e Durrësit ndërsa agresori është shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë.
Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes