ARTIKUJT E FUNDIT

Beleri refuzon mediat shqiptare dhe flet në greqisht: Rama më urren, Shqipëria të tregojë që dëshiron të jetë pjesë e Europës

Eurodeputeti Fredi Beleri ka deklaruar në gjuhën greke se Shqipëria duhet të tregojë me vepra që dëshiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.Beleri: Urrejtja që zoti Rama ka ndaj meje dhe minoritetit etnik grek në Himarë nuk kalon.

Fatkeqësisht Shqipëria vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian tregoi sot çvlerësim të organeve europiane në të cilin dëshiron të anëtarësohet por edhe çvlerësim të marrëveshjeve që ka firmosur për të mbrojtur përfaqësitë diplomatike.

Kalova 16 muaj në një qeli shqiptare.

Këto sulme nuk më trembin. Shqipëria duhet të tregojë me vepra që dëshiron dhe duhet të jetë në Europë.

Kjo nuk mund të bëhet nëse nuk mbyllen plagët e vjetra në demokraci dhe në shtetin e të drejtës. Dhe nëse nuk rrespekton të drejtat e minoritetit etnik grek.

Protestuesit në Milot ndezin zjarr, qytetari ulet pranë flakëve dhe ha bukë e djathë

Protestuesit në Milot e kanë kthyer rrugën në banesën e tyre. Disa protestues janë ulur në asfalt dhe kanë konsumuar darkën e tyre. Një darkë e përbërë nga bukë e djathë. Gjithashtu protestuesit kanë ndezur drurë në rrugë.Protestues të tjerë në Durrës i kanë vënë zjarrin gomave. Protestuesit në Milot ka bërë thirrje për largimin e “Qeverisë Rama”.

Fier ,Lushnje e Mallakaster-Policia njofton per ngjarjet ne 24 oret e fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Në vijim të informacionit paraprak për një aksident rrugor, të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në aksin “Fier-Libofshë”, ju informojmë se në përfundim të veprimeve procedurale specialistët e Policisë Rrugore arrestuan shtetasin D. H., 19 vjeç. Me automjetin që drejtonte, ai përplasi motomjetin me të cilin lëviznin shtetasi A. M., 60 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja M. M., 55 vjeçe, të cilët vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Policisë Rrugore arrestuan shtetasin A. M., 37 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Komisariatit i Policisë Mallakastër shpalli në kërkim shtetasin G. K., 40 vjeç, pasi dje, ka kallëzuar një shtetas 69 vjeç, se më datë 26.10.2024, 40-vjeçari i ka vjedhur në banesë, disa pajisje. Punohet për kapjen e shtetasit G. K. dhe për verifikimin e kallëzimit.

Ditën e djeshme, ka humbur jetën, në Spitalin e Traumës, si pasojë e frakturave, shtetasi Q. Xh., 75 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga shkallët e banesës së tij, në fshatin Hysgjokaj. Vijon puna për të provuar ligjërisht rrethanat e rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Djali ne Fier qellon nenen e tij me sende te forta,arrestohet nga policia

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Komisariatit i Policisë Fier arrestoi shtetasin Sh. Z., 45 vjeç, banues në Patos, pasi ka goditur me send të fortë, nënën e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Gara për drejtuesit e policisë në qarqe, zbardhen emrat e zyrtarëve që kanë aplikuar

Gara për drejtues qarqesh në Policinë e Shtetit, shprehin interes shumë aplikantë.
Mesohet se deri më tani kanë aplikuar mbi 35 kandidatë që kanë dorëzuar dokumentacionet për postet e 12 drejtuesve të qarqeve në Polici.

Shumica e aplikantëve mbajnë postet nëndrejtorëve në Drejtoritë e qarqeve.
Sa i përket drejtuesve aktualë, deri më tani konfirmohet se kanë aplikuar:
-Ardian Çipa, aktualisht drejtues i policisë së Gjirokastrës.

-Alfred Elezaj, aktualisht drejtues i policisë së Lezhës.
-Tonin Vocaj, aktualisht drejtues i policisë Tiranë.
-Gjovalin Loka, aktualisht drejtues i Policisë Korçë.
-Skënder Hitaj, aktualisht drejtues i policisë Durrës.
-Ermal Muça, aktualisht drejtues i Policisë Vlorë
-Lorenc Panganika, aktualisht drejtues i Policisë së Fierit.
Ende nuk dihet se për çfarë drejtorie kanë aplikuar, atë aktualen që drejtojnë apo për në qarqe të tjera.
Deri tani konfirmohet që nga drejtuesit aktualë nuk kanë aplikuar në garë drejtuesi i qarkut të Shkodrës, Edmond Sulaj, ai i Beratit, Kastriot Skenderaj.
Aplikimet mbyllen sot në orën 16:30, ku aplikantët duhet të dorëzojnë në Drejtorinë e Përgjithshme shprehjen e interesit për të marrë pjesë në garë.

Salianji nga burgu i Fierit ,letër Ambasadorëve dhe Eurodeputetëve

Ervin Salianji, u ka dërguar një letër nga burgu i Fierit ambasadave perëndimore në Tiranë dhe eurodeputetëve në Parlamentin Europian, anëtarë të MSA-së.

Në letër Salianji thekson detajet e procesit ndaj tij.

Në mbyllje, Salianji u kërkon ambasadorëve dhe eurodeputetëve që të mos bëhen dëshmitarë të vendosjes së një regjimi të ri në Europë.Bashke me letrën përfaqësuesve te huaj u është dërguar edhe kronologjia e plote e ‘dosjes Xhafaj’.

Lëkundje tërmeti në Tiranë

Lëkundje tërmeti në vend. Lëkundjet janë ndjerë pak minuta më parë. Epiqendra është 19 km nga Tirana, pranë Shëngjergjit.

Shkoi për t’i vendosur eksploziv 40-vjeçarit, por u vra vetë nga shpërthimi, identifikohet i riu

Identifikohet i riu që mbeti i vrarë në Elbasan. Burimet bënë me dije se viktimae shpërthimit me eksploziv është identifikuar si Kristi Agron Balukja.

I riu ishte duke i vendosur eksploziv makinës së 40-vjeçarit Renato Çepa, por lënda plasëse shpërtheu aksidentalisht, ndoshta para kohe duke i shkaktuar dëmtime të mëdha. Ai ndërroi jetë në spital.

Policia njoftoi se rreth orës 04:10, në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se një shtetas rreth 24 vjeç, duke vendosur lëndë eksplozive në automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit R. Ç., lënda eksplozive ka shpërthyer dhe për pasojë 24-vjeçari është dëmtuar dhe transportuar në spital.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.