Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 20 vjeç, banues në fshatin Topojë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targa.
Në Komisariatin e Lushnjës ka bërë kallëzim shtetasi gjerman J. G., 29 vjeç, banues në Gjermani, se ditën e djeshme, ndërkohë që udhëtonte me një automjet, në Lushnjë, ka konstatuar se i kishte humbur portofoli ku pa patur një shumë parash dhe disa dokumente. Po punohet për gjetjen e portofolit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.