Është mbyllur protesta e opozitës përpara parlamentit të Shqipërisë. .
“Protestuesit kanë mbyllur protestën. Flamur Noka iu ka bërë thirrje protestuesve që të shpërndahen, edhe për shkak të temperaturave të larta dhe tashmë opozita do të protestojë të hënën në orën 11:00. Policët janë duke u larguar, protestuesit u larguan edhe më herët. Zjarrfikëset kanë ndërhyrë në vendet ku janë djegur gomat, po bëhet fikja e zjarrit”, tha gazetari.
Në protestën e sotme ka pasur tensione dhe përplasje mes qytetarëve dhe policisë. Protestuesit tentuan që të çajnë kordonin, por policia nuk ka lejuar që protestuesit të depërtojnë më tej.
Efektivët kanë hedhur spraj lotsjellës në drejtim të protestuesve. Në këtë protestë ka qenë e pranishme edhe vajza e ish-kryeministrit Argita Malltezi.