Një zjarr i madh ka rënë në orët e para të mëngjesit në një biznes për dhënien e automjeteve me qira në Kamëz, në pronësi të Edjon Hoxhës.
Policia sqaroi se ngjarja ka ndodhur në orën 04:00 në rrugën “Donald Trump” dhe si pasojë e zjarrit janë djegur 7 automjete.
Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri është vënë në mënyrë të qëllimshme.
Në pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, janë konstatuar 2 persona që në duar mbajnë shishe me lëndë djegëse. Dyshohet se ata janë futur brenda biznesit dhe i kanë vënë flakën makinave.