Ballina Bota Greqi-Mbytet ne det vogelushi shqiptar

Greqi-Mbytet ne det vogelushi shqiptar

Komuniteti lokal i Arvit është tronditur nga tragjedia e ndodhur mesditën e së shtunës (1/6) në Kretë .

Vogëlushi 6-7 vjeç, Nikolas, me origjinë nga Shqipëria, ka ndërruar jetë, teksa po notonte në plazhin e zonës.

Sipas creta24.gr, Nikolas i vogël, i cili ndodhej me nënën e tij në shtëpinë e tyre, e cila është disa dhjetëra metra larg plazhit, ka dashur të notojë.

Të njëjtat informacione thonë se nëna e tij  nuk ka dashur ta linte, por vogëlushi i ka shpëtuar vëmendjen dhe ka shkuar në plazh. Fatkeqësisht, pak minuta më vonë Nikolas i vogël u nxor nga uji pa ndjenja.

Sipas raportimeve, deti ishte i trazuar dhe djali i vogël me siguri është përfshirë nga një dallgë e fortë.

Një banor i zonës ka parë fëmijën mbi ujë pa ndjenja dhe ka dhënë menjëherë alarmin. Në orën 13.30  i është bërë  thirrje EMS se një djalë i vogël ndodhet me fytyrë përmys në ujë.

Në vendngjarje kanë shkuar banorë të fshatit dhe kalimtarë të rastit, të cilët me ndihmën e një defibrilatori dhe mjekut kanë tentuar të rikthejnë fëmijën në jetë. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe fëmija është transportuar në Qendrën Shëndetësore të Viannos, por fatkeqësisht nuk ia ka dalë.