David Cameron, Sekretari britanik për Çështjet e Jashtme ndërpreu befas vizitën në Shqipëri. Pas takimit dhe konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, burime për Balkanëeb bëjnë të ditur se Cameron është nisur menjëherë drejt aeroportit të Rinasit.
Brenda pak minutave zyrtari i lartë i qeverisë britanike është larguar nga Shqipëria.
Takimet e planifikuara në agjendën paraprake me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj dhe drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, nuk u zhvilluan.
Mediat britanike zbulojnë arsyet
Mediat e Londrës flasin për zhvillime të rëndësishme në kabinetin e Rishi Sunak. Ky i fundit ka njoftuar një mbledhje urgjente të kabinetit qeveritar gjatë kësaj pasditje dhe ka zëra se kryeministri mund të njoftojë datën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Pritet që Sunak të njoftojë një datë gjatë muajve të verës. The Independent tregon detaje nga mbledhja urgjente e Sunak, ndërsa njofton edhe ndërprerjen e vizitës së Cameron në Tiranë.
“Spekulimet janë në rritje, Sekretari i Jashtëm David Cameron ka ndërprerë udhëtimin e tij në Shqipëri për të marrë pjesë në takimin urgjent të sotëm pasdite që pritet rreth orës 16:00. Sekretari i Mbrojtjes Grant Shapps gjithashtu ka shtyrë fluturimin e tij për të marrë pjesë në një takim të NATO-s në shtetet baltike.
Rishi Sunak është përballur me muaj të tërë presion për të shpallur datën e zgjedhjeve. Dhe për këtë thashethemet për zgjedhje të parakohshme po rriten në ëestminster dhe zërat janë për një garë elektorale gjatë muajve të verës”, shkruan media britanike.
Lajmi në përditësim…