Një 35-vjeçare nga Berati është larguar nga banesa dhe ka braktisur dy fëmijët e saj të mitur.
Ka qenë bashkëshorti i saj i cili ka shkuar në polici dhe ka bërë denoncimin për braktisjen e fëmijëve.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. Z., 35 vjeçe, pasi ka kallëzuar bashkëshorti i saj, se kjo shtetase ka braktisur fëmijën e tyre të mitur”, njofton policia.