Patos/Informacion paraprak
Më datë 20.05.2024, rreth orës 16:45, në fshatin Dukas, Patos, dyshohet se shtetasi L. V., rreth 64 vjeç, është vetëvrarë, në oborrin e banesës së tij, me armë gjahu të cilën e kishte me leje.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.