I hoqën lirinë një shtetasi dhe ushtruan dhunë ndaj tij, arrestohen 2 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.
Gjithashtu, u arrestua 1 shtetas tjetër që ka patur dijeni për ngjarjen, por nuk e ka kallëzuar në Polici.
20-vjeçari që punonte në një kioskë në qendër, është marrë peng pasi ka dalë 10 mln lekë minus nga xhiroja.
Dyshohet se menaxheri Denis Baxhaku, bashkë me Ermand Hoxhën dhe Teo Kolemiçon, morën peng dhe dhunuan 20-vjeçarin ende të paidentifikuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të marrë ditën e sotme nga një 20-vjeçar, se 3 shtetas i kishin hequr lirinë dhe kishin ushtruar dhunë ndaj tij, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tyre.
Si rezultat:
– u arrestuan shtetasit D. B., 36 vjeç, dhe E. H., 31 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi H. P., 19 vjeç, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;
– u arrestua shtetasi T. K., 28 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Shtetasit D. B., E. H. dhe H. P., dyshohet se për motive të dobëta, kanë marrë me forcë në sheshin “Skënderbej”, një 20-vjeçar, ndaj të cilit kanë ushtruar dhunë në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa shtetasi T. K. ka patur dijeni për ngjarjen, por nuk e ka kallëzuar atë në Polici.
Materialet i kaluan Prokurorisë.