Ditën e nesërme (9 maj), lideri i partisë më të madhe opozitare Syriza, Stefanos Kasselakis do të vizitojë fshatrat e minoritetit grek në Shqipëri.
Në orën 09:30 të mëngjesit, pritet që Kasselakis të hyjë në Shqipëri ku më pas do të vizitojë shkollën në Bularat, varrezat dhe më pas zyrat e bashkisë së Dropullit në Jorgucat, në Vanistër dhe Vrisera.
Mësohet se vizita e tij bëhet në kuadër fushatës të takimeve për kandidatët e propozuar për eurodeputetë në Parlamentin Europian.