Ballina Shqiperia ime Kërkohet ndihma e Ushtrisë në kërkimet për gjetjen e trupave të nënës...

Kërkohet ndihma e Ushtrisë në kërkimet për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve të mitur

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka bërë një kërkesë zyrtare Forcave të Armatosura që të bashkohen për të dhënë ndihmën e tyre në operacionin e policisë, RENEA dhe FNSH për gjetje e tre trupave të pajetë që dyshohet se janë mbytur në lumin Buna, nënës Alma Arrazi dhe dy fëmijëve të saj.Kërkesa zyrtare është bërë nga drejtuesi për veriun i AKMC Besnik Hysaj në drejtim të FA dhe pritet që tashmë në këtë operacion të jenë të pranishëm edhe forcat e ushtrisë.

Kërkimet për gjetjen e trupave po vijojnë në mënyrë intensive në lumin Drin dhe Bunë. Mbrëmjen e djeshme ka patur shkarkime nga hidrocentrali i Vau Dejës gjë e cila ka turbulluar ujin duke e bërë më të vështirë gjetjen e tre kufomave të tjera.