Kjo është Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj, të raportuar të zhdukur prej tre ditësh. Njëri prej fëmijëve është gjetur i pajetë në lumin Buna nga një peshkatar. Sipas informacioneve, fëmija ka shenja dëmtimi në pjesën e fytyrës. Ndërkohë, dyshohet që edhe nëna me dy fëmijët e tjerë të kenë humbur jetën.
Polumbarët e forcave RENEA po bëjnë kërkime për trupat e tre personave të tjerë ndërkohë që policia ka ndaluar bashkëshortin Ergys Arrazi, i cili më përpara kishte deklaruar për policinë se ka humbur kontaktet me familjen e tij. Janë ende të paqarta arsyet e ngjarjes ndërsa po merren në pyetje familjarë