Ballina Shqiperia ime Kryente punime pa leje ne Fier, arrestohet 67 vjecari

Kryente punime pa leje ne Fier, arrestohet 67 vjecari

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Komisariati i Policisë Fier arrestoi në flagrancë shtetasin F. V., 67 vjeç, banues në Mbrostar Ura, Fier, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në restorantin e tij.

Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-A. P., 53 vjeç, banues në fshatin Marinëz, Fier, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

-Z. V., 58 vjeç, banues në fshatin Kutalli, pasi u konstatua duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.