Stacioni i Policisë Poliçan ka arrestuar një 28-vjeçar, i cili u kap me armë, veshje policie dhe fenelinë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet F.D.
“Stacioni i Policisë Poliçan, menjëherë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një shtetas posedonte në kundërshtim me ligjin, municion, armë të ftohta, si dhe veshje dhe sende si të Policisë, organizuan punën për kapjen e tij.
Si rezultat u vu në pranga shtetasi F. D., 28 vjeç, banues në fshatin Velabisht. Nga kontrollet në automjetin dhe në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, veshje dhe fenelina si të Policisë, 2 armë të ftohta (thikë dhe përforcues grushti), municion luftarak dhe një armë gjahu.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat.”, sqaron policia.