Ballina Shqiperia ime Moti – Reshje shiu, stuhi dhe borë në lartësi 800 metra

Moti – Reshje shiu, stuhi dhe borë në lartësi 800 metra

Një tjetër impuls i rrymave Arktike po ushtron aktivitetin e tij në Mesdhe duke mbajtur mot të paqëndrueshëm në vendin tonë.

E Diel, 21 Prill 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me reshje shiu dhe rrebeshe në zonën perëndimore, reshje bore në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore     4/11°C

– Zonat e ulëta       8/15°C

– Zonat bregdetare 12/16°C

Kosovë

Kosova për dt. 21 Prill 2024 do të ketë  vranësira dhe reshje shiu . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 4°C – 5°C në mëngjes deri në 8°C –11°C gradë Celsius në mesditë.

E Hënë, 22 Prill 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira të dendura, reshje shiu në jug pasdite. Era do të fryjë me drejtim juglindje (SE) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore     4/14°C

– Zonat e ulëta       8/20°C

– Zonat bregdetare 12/19°C