Presidenti i SHBA Joe Biden dhe zyrtarët e lartë të ekipit të tij të sigurisë kombëtare, duke kërkuar të frenojnë rrezikun e një lufte më të gjerë rajonale pas sulmeve të mbrëmshme të Iranit ndaj Izraelit, u kanë bërë me dije se aleatëve se SHBA nuk do të marrë pjesë në asnjë veprim sulmues kundër Iranit.
Në një bisedë me kryeministrin Benjamin Netanyahu të shtunën në mbrëmje, Biden u përpoq ta cilësonte ndalimin e pasojave të sulmit iranian nga Izraeli si një fitore të madhe, ndërsa shtoi se një kundërpërgjigje nga ana e Izraelit ishte e panevojshme.
“Biden i tha kryeministrit izraelit në bisedën e tij telefonike se ai duhet ta konsideronte të shtunën një fitore, sepse sulmet e Iranit kishin qenë kryesisht të pasuksesshme dhe demonstruan aftësitë superiore ushtarake të Izraelit”, tha një zyrtar i lartë i administratës.
John Kirby, zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, tha të dielën se aftësia për të parandaluar dëmtimin e gjerë ishte një demonstrim i “epërsisë ushtarake” të Izraelit dhe provë se Irani nuk ishte “fuqia ushtarake që pretendon se është.