Presidenti francez Emanuel Macron dhe kryeministri shqiptar Edi Rama po mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat në Paris.
Macron deklaroi se Parisi zyrtar është impresionuar nga reformat që janë ndërmarrë nga Shqipëria. Ai shtoi se Franca mbështet rrugëtimin europian të Tiranës.
“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës janë forcuar. Franca është angazhuar për rrugën europiane të Shqipërisë dhe më gjerë të vendeve të Ballkanit. Ne jemi bërë bashkë, kundër kërcënimeve të përbashkëta.
Shqipëria ka vijuar rrugën europiane me vendosmëri. Ju mund të kemi besim. Jemi të impresionuar nga reformat e ndërmarra në Shqipëri. Dua të përshëndes fjalën e Shqipërisë në OKB. Tirana ka dhënë mbështetje për Ukrainën, kjo është tjetër mbështetje për Kievin”, u shpreh Macron.