Ballina Shqiperia ime Fier/Arrestohen 4 shtetas,procedohen 3 të tjerë

Fier/Arrestohen 4 shtetas,procedohen 3 të tjerë

DVP Fier/Arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Në vijim të informacioneve të dhëna ditën e djeshme, për dy aksidente rrugore në akset rrugore “Divjakë-Lushnjë” dhe “Levan-Tepelenë”, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit: Q. O., 22 vjeç, drejtuesi i automjetit që dyshohet se përplasi motomjetin me drejtues shtetasin G. A., i cili për pasojë humbi jetën; B. M., 32 vjeç, drejtuesi i automjetit që dyshohet se aksidentoi shtetasin V. L., 71 vjeç, këmbësor, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin B. E., 44 vjeç, banues në fshatin Levan, pasi është konstatuar duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17 vjeçar, pasi drejtonte motomjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin V. A., 43 vjeç, banues në fshatin Hoxhar, pasi dyshohet se gjatë kohës që ka qenë i punësuar në një firmë ndërtimi, ka vjedhur materiale pune dhe një shumë parash.

Gjithashtu referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetase 17 vjeçe, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, një 19-vjeçare, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. N., 21 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka vjedhur një pompë vaditëse në pronësi të një 26-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.