Një 22-vjeçar shqiptar u ndalua nga policia italiane, ndërkohë që në automjet iu gjet një sasi lëndësh narkotike, e fshehur në pjesën e pasme të një prej sediljeve.
I riu ka tentuar më kot të arratiset, por policia e ka ndaluar.
Në momentin e ndalimit, atij iu gjetën 1 mijë euro cash.
Karabinierët kontrolluan ndarjen e pasagjerëve të automjetit, duke gjetur tre pako me 3.3 kg kokainë.