Ballina Shqiperia ime Korrupsioni ndaj Policisë Rrugore/ Taulant Balla: Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm...

Korrupsioni ndaj Policisë Rrugore/ Taulant Balla: Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm po intensifikohet

Ministri i Brendshëm, zoti Taulant Balla ka reaguar rreth fenomenit të korrupsionit aktiv të Punonjësve të Policisë Rrugore.

Balla u shpreh se lufta kundër këtij fenomeni po intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë.

Ai u bëri lutje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën.

Reagimi i ministrit Balla:

Janë ndaluar në flagrancë 36 drejtues mjeti “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë. Të kapur në shkelje këta shtetas kanë tentuar t’i ofrojnë punonjësit të Policisë së Shtetit ryshfet. Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm po intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë.

Ju lutem qytetarëve dhe mediave të denocojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit duhet të rrisin vigjilencën dhe godasin me ashpërsi çdo përfshirje në veprime korruptive të punonjësve të Policisë së Shtetit.