Kryetarja e PD zyrtare FIER dhe ish kandidatja per kryebashkiake te Fierit Eriselda ZOTAJ ,kritika Bashkise per Plazhin Darzeze. Ne nje status te saj ne facebook ZOTAJ shkruan
-Operatorët turistik që operojnë në vijën bregdetare të Darzezës, Pishporos dhe Semanit ndodhen përballë terrorit të radhës.
Duke mos mjaftuar lënia në mëshirë të fatit e vijës bregdetare, rërës kurative e shoqëruar me masive pyjore të cilat i djegin qëllimisht.
Sot në prag të çeljes së sezonit turistik vetë Bashkia Fier nuk ka kryer asnjë invenstim apo shërbim.
Në këto plazhe mungon infrastruktura rrugore, uji i pijshëm, kanalizimi, pastrimi, ndriçimi etj… edhe ai pak turizëm spontan ofrohet vetëm nga bizneset që ushtrojnë aktivitetin.
Të vetmen gjë që bënë bashkia është mbledhja e taksave dhe presioni ndaj bizneseve të zonës.
Këtë herë operatorët detyrohen të instalojnë impjantet për trajtimin e ujrave të ndotur.
Këto biznese janë kundër vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ministrisë së Turizmit, pasi kostot janë të papërballueshme, si dhe duke u lënë në dispozicion një afat të shkurtër për marrjen e masave.
Por si mund ti kërkohet një invenstim i tillë, ku vlera minimale shkon 20 000 € një subjekti i cili ka një kontratë qiraje me afat 3-mujore?
Mos të harrojmë faktin që këta operatorë në muajin shtator detyrohen ta kthejnë në identitet hapsirën e kontraktuar për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit.
Tipologjia e plazheve të Bashkisë Fier të cilat nuk kanë asnjë ngjashmëri me plazhet e tjera të vendit, kërkon një trajtim të veçantë, nuk mund të jetë trajtim i unifikuar.
Por për këtë bashkia do duhej të ishte partner dhe jo “armik” me biznesin në funksion të zhvillimit bregdetit.
Nisur nga fakti se shërbimet e pushtetit vendor janë inekzistente, operatorët detyrohen të realizojnë edhe detyrat e Bashkisë, panvarsishtë se paguajnë taksa për këto shërbime.
-️Jo më larg se para 5 – muajve rreth 100 operator që ushtrojnë aktivitetin prej gati 20 vitesh në këto zona, u gjendën para një njoftimi nga IKMT për prishjen e objekteve në të kundërt do të përballeshin me një gjobë prej 50 miljon lekësh.
A janë bërë studime të mirëfillta urbanistike për këtë vijë bregdetare?
A ka një projekt?
Nëse po, cili është ai?
Kjo pasiguri për vijueshmërinë e aktivitetit pengon bizneset për kryerjen e invenstimeve.
I bëj thirrje Bashkisë Fier të mos e përdori këtë resurs të jashtëzakonshëm vetëm për foto e propagand, por të realizojë detyrat që ka në rolin e qiradhënësit për plotësimin e “Kushteve dhe kritereve e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”.
Konkretisht sigurimin e infrastrukturës rrugore, ujin e pijshëm, kanalizimet, pastrimin, ndriçimin,etj.
Me pak fjalë të bëj detyrën!
Ta kthejë këtë perlë të Adriatikut në një atraksion turistik të aksesueshëm për gjatë gjithë vitit, të mundesojë infrastrukturë bashëkohore, turizëm elitar, të jetë partner me biznesin në funksion të zhvillimit të turizmit.