Ballina Shqiperia ime Arrestimi i kryebashkiakut të Himarës për shpërdorim detyre, reagon Bardhi: Lajm i...

Arrestimi i kryebashkiakut të Himarës për shpërdorim detyre, reagon Bardhi: Lajm i mirë! Rama ta shkarkojë me urgjencë

Pas arrestimit me urdhër të SPAK të kryebashkiakut në detyrë të Himarës Jorgo Goro, ka reaguar deputeti Gazment Bardhi.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”, Bardhi duke e cilësuar si një lajm të mirë arrestimin e Goros, tha se kryeministri duhet të urdhërojë shkarkimin e tij të menjëhershëm nga detyra e kryebashkiakut. 

“Arrestimi i Jorgo Gorës është një lajm i mirë, që duhet të shoqërohet me arrestime edhe të bashkëpunëtorëve të Edi Ramës, që në shkelje të ligjit kanë përfituar prej tij statusin e investitorëve strategjik. KM duhet me urgjencë të urdhëroj shkarkimin e tij nga detyra”– shkruan Bardhi.Kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro u arrestua sot me urdhër të SPAK nën akuzën e shpërdorimit të detyrë