Boksieri shqiptar Besar Nimani është vrarë mbrëmjen e kësaj të shtunë në Bielefeld të Gjermanisë.
Një operacion policor është shtrirë nëqytetin e Bielefeld, për kapjen e autorë. Theksohet se autorët janë larguar pas krimit.
Lidhur me ngjarjen e rëndë kanë reaguar edhe familjarët e viktimës.Sipas raportimeve nga mediat në Gjermani si dhe bazuar në deklaratat e dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, Nimani është qëlluar sapo ka dalë nga restoranti. Vëllai i të ndjerit, Berat Nimani, përmes një postimi në rrjete sociale shkruan: “Sot ne një pritë në Bielefeld te Gjermanisë është vra vllau im Besar Nimani. Ishalla Zoti na bashkon ne xhenet me ta. Përjet e mot krenar me ty, shpirtin me ta marr tradhtisht kan mujt vra por me poshtru kurr askush. Te dua”, shkroi ai.