Ballina Shqiperia ime Miratohet Amnistia Penale në Komisionin e Ligjeve, të enjten votohet në Parlament

Miratohet Amnistia Penale në Komisionin e Ligjeve, të enjten votohet në Parlament

Pas mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, është miratuar Amnistia Penale. Ajo do të votohet këtë të enjte, në seancën parlamentare të rradhës.

Do të amnistohen të gjithë burrat që u kanë mbetur dhe 4 vite nga kryerja e dënimit dhe gratë që u kanë mbetur 5 vite burg. Pra mund të jesh dënuar me 9 apo 10 vite por të kanë mbetur 4 dhe 5 vjet nga vuajtja e dënimit.Amnistia mori parasysh edhe propozimet e bëra nga Partia Demokratike, ndërkohë që në votim nuk mori pjesë deputeti Enkeled Alibeaj, i cili tha se duhej më shumë kohë për shqyrtimin e amendamenteve.