Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. K., 27 vjeçe, banuese në Mbrostar Ura, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur aksidentalisht 2 shtetas, këmbësorë, të cilët pasi morën mjekim, u larguan në banesë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.