Nis seanca gjyqësore për masën për Altin Çokun, i cili akuzohet se nxiti vetëvrasjen e 27-vjeçares Sibela Abedini. Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në Kamëz.
Çoku shfaqet i heshtur pas kafazit prej xhami.
Teksa në shumicën e kohës mban kokën poshtë për t’iu shmangur objektivit të kamerave, Çoku vazhdimisht bën disa lëvizje që shfaqin nervozizëm. “Foton e nxori shtetasi Haxhia. Mesazhet janë në telefonin e vajzës, të së ndjerës. Shpreh keqardhje për familjen e të ndjerës”, tha ai për gazetarët.