DVP Fier/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin A. H., 49 vjeç, banues në fshatin Kreshpan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Tempulli 2”.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 58 vjeç, banues në Lushnjë, pasi me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasi A. Sh., me pasoja dëme materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. B., 23 vjeç, banues në fshatin Plyk, pasi dyshohet se ka kryer punime ndërtimi, pa leje, në banesën e tij ekzistuese.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. M., 58 vjeç, banues në fshatin Damës, pasi ka bërë kallëzim shtetasi I. O., 54 vjeç, se është konfliktuar me të, për motive pronësie.
Në Komisariatin e Policisë Lushnjë është paraqitur shtetasi I. D., 30 vjeç, banues në fshatin Golem, Lushnjë, i cili ka kallëzuar se gjatë natës kanë tentuar të vjedhin sende personale në automjetin e tij, që e kishte parkuar përpara banesës. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.