Policia greke ka arritur të zbardhë një grabitje me armë, të kryer nga tre persona të maskuar, ngjarje e ndodhur në korrik 2023 në Mesinia.
Pas hetimeve me metoda speciale, policia ka arritur të identifikojë një nga tre autorët e grabitjes me armë të pikës postare “ELTA” më 27 korrik 2023 në Mesinia. Mëngjesin e asaj dite, dy persona të maskuar zbresin nga një fuoristradë dhe pasi thyejnë xhamin e pikës postare, hyjnë brenda.
Në kërcënimin e armëve të zjarrit tip “Kallashnikov”, kanë detyruar një nga punonjësit të hapë kasafortën, duke marrë prej andej rreth 135 mijë euro. Pas kësaj, dy autorët kanë hipur sërish në fuoristradë, ku i priste një person i tretë i armatosur dhe janë larguar në drejtim të pa ditur.Pas hetimeve 6 mujore, është arritur të identifikohet një nga autorët dhe është shpallur në kërkim. Ai është Eduart Qëndrothanasi, 46 vjeç nga Saranda, me kombësi shqiptare e shtetësi greke. Ndaj tij janë ngritur akuzat “organizatë kriminale”, “grabitje”, “vjedhje”, “armëmbajtje pa leje”.