Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. F., 57 vjeç, banuese në Ballsh, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me sende të forta vëllain e burrit të saj.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.