Ballina Bota Zbardhet pas 5 muajsh plagosja e shqiptarit në Athinë, arrestohen 2 autorët

Zbardhet pas 5 muajsh plagosja e shqiptarit në Athinë, arrestohen 2 autorët

Policia greke ka arritur të zbardhë plagosjen e 33-vjeçarit Jorgo Zeneli alias Rafaelo Tona nga Morava e Korçës, ngjarje e ndodhur në 27 gusht të vitit të kaluar në lagjen “Ampelokipo” të Athinës.

Nga të shtënat me armë, mbeti e plagosur dhe një 20-vjeçare greke.

Zeneli nga goditja me armë mori një plagë në shpatull ndërsa grekja, e cila u plagos rastësisht, mori plagë në kofshën e djathtë.
Pas 5 muajsh hetime, policia greke ka vënë në pranga një 35-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Arbi Shkurtaj, autor i dyshuar i ngjarjes.
Sipas policisë, 35-vjeçari ndodhej bashkë me Zenelin në një park të zonës, ku kanë debatuar me një tjetër person të identifikuar si Erald Cura, 30- vjeç, për shkak të mosmarrëveshjeve ekonomike me një shokun e tij.

35-vjeçari ka nxjerrë një armë zjarri duke shtënë ndaj Curës, por si pasojë ka mbetur i plagosur shoku i tij Jorgo Zeneli dhe 20-vjeçarja greke Th. A, e cila ishte kalimtare e rastësishme.
Pas identifikimit të autorit, policia nisi operacionin për kapjen e tij. Gjatë kontrollit të mjetit të Arbi Shkurtaj i janë gjetur dhe sekuestruar një dorezë hekuri dhe 2.2 gram marijuanë. Në banesën e tij, ku qëndronte bashkë me 30-vjeçarin shqiptar Dorjan Shkurtaj, janë gjetur dhe sekuestruar 40 kg 879 gram marijuanë si dhe 13 mijë e 235 euro. Në pranga u vu dhe shoku i tij, Dorjan Shkurtaj 30-vjeç.
Sipas policisë greke dy të arrestuarit Arbi e Dorjan Shkurtaj janë persona me precedentë të shumtë penalë. Ndërkohë Jorgo Zeneli alias Rafaelo Tona, rezulton me precedentë si pjesë e një grupi kriminal që merrej me drogë dhe ndodhej nën masën “detyrim paraqitje” në momentin e plagosjes, ndërkohë që më parë ka qenë dy herë i deportuar nga policia greke.