Ballina Bota Dëmet nga shpërthimi me bombe në Ministrinë e Punës në Athinë

Dëmet nga shpërthimi me bombe në Ministrinë e Punës në Athinë

Zbardhen pamjet nga shpërthimi me bombë artizanale në Ministrinë e Punës në Athinë.

Mesohwt se një telefonatë anonime e kryer rreth orës 00.49 pas mesnate në një televizion dhe një gazetë të Athinës paralajmëroi hedhjen në erë me një mekanizëm shpërthyes të Ministrisë së Punës në kryeqendrën greke.

Personi i panjohur tha se telefononte në emër të organizatës revolucionare “Vetëmbrojtja e klasës revolucionare”. Policia është vendosur menjëherë në lëvizje, duke bërë rrethimin e zonës dhe ndalimin e qarkullimit në rrugën “Stadhiu” të kryeqytetit helen.Ndërkohë nga shpërthimi i ndodhur në orën 01.29, sipas orës lokale, ka lënë të dëmtuar kangjellën e rrethimit dhe janë thyer disa xhama në perimetrin e ndërtesës, por pa dëme serioze për këtë institucion.