Nënë e bijë 74 dhe 54 vjeçe u gjetën të pajeta sot banesën e tyre në lagjen 17 në Korçë.Shtetaset Eleni Vangjeli 75 vjeçe dhe Ornela Vangjeli 54 vjeçe, të cilat janë nënë e bijë, janë gjetur pa shenja jete në banesën e tyre
Dyshimet janë që kanë ndërruar jetë prej ditës së diel, kur kanë humbur kontaktet me familjarët.
Vajza dyshohet se mund mund të ketë pësuar atak kardiak, ndërsa nëna e cila ishte e paralizuar, ka vdekur pas saj. Edhe në pamundësi për të lëvizur, dhe për shkak të mungesës së ilaçeve në banesë.
Vajza ishte me profesion mësuese në Vithkuq, vëllai që jetonte në Greqi ka ardhur vetë në banesë dhe i ka gjetur në banesë të vdekura pas ndërhyrjes së zjarrfikësve për hapjen e derës.
Djali i të moshuarës, njëkohësisht vëllai i shtetases tjetër të vdekur, jashtë kamerave, ka treguar se ditën e shtunë ka biseduar me të motrën.
Ditën e shtunë, vajza ka çuar në spital nënën për shkak se kishte oksigjenin e ulët. Atje i kanë thënë që ta shtrojnë të moshuarën, por vajza ska pranuar ta shtrojë në spital. Janë kthyer në banesë dhe më pas nuk dihet asgjë çfarë ka ndodhur.