Ballina Shqiperia ime 34 vjeçari i cili vrau ish-bashkëshorten e tij, ka dalë ditën e...

34 vjeçari i cili vrau ish-bashkëshorten e tij, ka dalë ditën e sotme përpara gjyqit.

Ndaj Muhajt, rëndojnë 8 akuza, nga të cilat, më e rënda, ajo e vrasjes së Saliajt.

Gjyqtarja i lexoi atij akuzave që rëndojnë ndaj tij, i caktoi garancinë 50,000 dollarësh dhe më pas e njoftoi se ai nuk do të mund ta përdorte këtë të drejtë për shkak të akuzës për vrasje të shkallës së parë. Gjatë seancës, gjyqtarja e njoftoi se ai nuk do të mundet kurrë ta shohë vajzën e tij, në rast se ai do të lirohet një ditë.

Muhaj nuk shfaqi asnjë shenjë pendese, në të kundërt ai u tregua gjakftohtë dhe pa emocione, E vetmja gjë që e shqetësonte ishte nëse ai do të mund të ketë në dispozicion një avokat.

“Do të më caktoni një avokat?”, pyeti Muhaj.

“Po”, u përgjigj gjyqtarja, duke shtuar se avokati ishte i pranishëm në seancë.