Një 28-vjeçare ka ndërruar jetë një ditë më parë, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale që kishte bërë në një spital privat në Tiranë.
Ditën e sotme policia e Tiranës ka bërë me dije se kanë nisur hetimet për rastin, ndërsa janë marrë në pyetje mjekët dhe familjarët e së resë.
Njoftimi i policisë:
Ditën e djeshme, më datë 30.01.2024, është marrë njoftim se në një spital privat, pas një operacioni, ka ndërruar jetë shtetasja I. H., 28 vjeçe, banuese në Tiranë.
Pas marrjes së njoftimit, në drejtimin e Prokurorisë, është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para procedurale si autopsia, marrja në pyetje e familjarëve, marrja në pyetje e mjekëve dhe anestezistit që kanë marrë pjesë në operacion.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.