Talat Xhaferi është votuar si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Pas debateve dhe diskutimeve në Kuvend, deputetët kanë votuar me 65 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim.
Deputetët e VMRO-DPMNE-së ndonëse ishin në sallë nuk votuan qeverinë teknike, ndërsa deputetët e opozitës shqiptare nuk ishin prezent në sallë.Qeveria teknike e Talat Xhaferit do të jetë në funksion 100 ditë dhe ka për qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare të caktuara për 8 maj.