Një 16-vjeçar është vënë në pranga nga policia e kryeqytetit, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës një bashkëmoshatar të tij.
Policia njofton se i plagosuri është në spital ku po merr edhe ndihmën e nevojshme mjekësore.
Njoftimi:
Më datë 26.01.2024, në rrugën “Kasem Shima”, në Mëzez, një shtetas 16 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës një bashkëmoshatar të tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Vijon puna për sqarimin e rrethanave të konfliktit dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.