Policia ka nisur procedimin penal ndaj një 48-vjeçari, i cili tentoi të korruptonte policin për të kaluar kufirin ilegalisht. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. H., 48 vjeç, banues në Fier.
NJOFTIMI I POLICISE
Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Kufitare, që të kalonte kufirin, në kundërshtim me ligjin, procedohet penalisht 48-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 48 vjeç, banues në Fier.
Në PKK Kakavijë, shtetasi A. H. ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare, duke i ofruar 40 euro, që të hynte në territorin e Republikës së Shqipërisë, në kundërshtim me ligjin (pa pasaportë). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.