Ballina Aktualitet Ministri Balla ne Fier me drejtues te Policise: “Te zbulohen vrasjet e...

Ministri Balla ne Fier me drejtues te Policise: “Te zbulohen vrasjet e reja dhe te vjetra”

Ministri i Brendshem Taulant Balla pas analizes me strukturat drejtuese te Policise Fier eshte shprehur me tone te forta per goditjen e krimit dhe vrasjeve te reja dhe te vjetra te ndodhura ne kete qark. Ministri Balla ne kete prononcim ka theksuar mbi detyrat e policise per te realizuar zbulueshmerine e vrasjeve duke permendur edhe vrasjen e deputetit socialist Fatmir Xhindi ne Roskovec ne vitin 2009. Ministria Balla gjithashtu ka thene se nga pritshmeria e rezultateve te punes se strukturave policore do te kete edhe ndryshim ne drejtimin e tyre.