Ballina Shqiperia ime Detajet te reja/ Mjeku i arrestuar kishte hapur një grup seksi në...

Detajet te reja/ Mjeku i arrestuar kishte hapur një grup seksi në rrjet, shkëmbente video erotike me 3 persona të tjerë

Zbulohen të tjera detaje tronditëse nga arrestimi i mjekut Dervish Hasi. Policia i ka sekuestruar atij telefonin dhe aty ka zbuluar shumë video erotike me 3 gratë e tij dhe 16-vjeçaren.

Mësohet se ai kishte hapur një grup me 3 persona të tjerë dhe aty shkëmbenin video erotike me njëri-tjetrin. Sipas burimeve, policia ka vendosur të nisë verifikimet dhe për ta, ku pritet marrja në pyetje për njohjet me mjekun.   

42-vjeçari Dervish Hasi akuzohet se nën premtimin e mashtrimit se do ta merrte për grua, ai kishte shfrytëzuar 16-vjeçaren si prostitutë.

Ai e kishte marrë adoleshenten që në moshën 14-vjeçare, dhe prej dy vitesh e shfrytëzonte duke i lënë takime në banesën e tij.

Dervish Hasi, mjeku kirurg i cili u arrestua ditën e sotme për shfrytëzim prostitucioni të një 16-vjeçareje, është pezulluar nga detyra në QSUT.

Në 2021 ai rezultoi të ishte pjesë e grupit të mjekëve që organizuan operacionin e parë në zemër në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” si qendër e dytë e kardiokirurgjisë të spitaleve publike.