Nje zjarr ka rene gjate nates ne katin e 9-te te nje pallati shumekatesh ne lagjen Apollonia ne qytetin e Fierit. Zjarri dyshohet se ka rene si pasoje e nje shkendije elektrike nderkohe qe ne banese ndodhej i vetem nje i moshuar me probleme shikimi . Fatmiresisht zjarri eshte pikasur nga komshinjte e te moshuarit per shkak te tymit qe u shpernda me shpejtesi. Kane qene ata qe nderhyne te paret dhe shpetuan te moshuarin. Nderkohe menjehere ne vendngjarje ka mberritur policia dhe sherbimi zjarrfikes i cili ka bere te mundur shuarjen e zjarrit. I moshuari i cili jeton i vetem ne banese u shoqerua me ambulance per kontroll mjekesor. Si pasoje e zjarrit u shenuan deme te vogla materiale .