Një 44 vjeçar grek, i identifikuar si Vangjelis Zabunis 44 vjeç, anëtar i njohur i mafias greke u ekzekutua natën e kaluar në qendër të Athinës. Sipas informacioneve, viktima u qëllua me të paktën 80 plumba duke e lënë të vdekur në vend.
Pak minuta më pas në daljen e Athinës u gjet edhe automjeti i autorëve, një fuoristradë e cila rezulton e marrë me qera.Brenda makinës u gjetën edhe 2 kallashnikovë dhe të paktën 1 pistoletë, armë të përdorura gjatë sulmit.
Viktima ishte një ndër eksponentët më të rëndësishëm të mafias greke. Në vitin 2018, ai i kishte shpëtuar një atentati ku kishte marrë plagë të rënda, por për fat autorit i ishte bllokuar arma dhe nuk kishte mundur t’i jepte goditjen përfundimtare.
Zubunis ishte ishte arrestuar disa herë dhe ishte në krye të listës së të dyshuarve për disa sulme ndaj bandave të tjera. Ai merrej edhe me kondrabandë të karburanteve dhe pijeve alkoolike si dhe gjobëvënie.
Policia thotë se ekzekutimi i Vagjeli Zubunis ishte vrasje me pagesë. Autoritet shtojnë atë në listën e gjatë të ekzekutimeve të ndodhura vitet e fundit në luftën e pamëshirshme mes bandave mafioze greke.
Ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen e përgjakshme.