Dy shtetas shqiptarë, 37 dhe 41 vjeç, janë vënë në pranga nga policia greke nën akuzën e grabitjes me dhunë. Sipas Departamentit të Krimeve kundër personit të drejtorisë së policisë së Atikës, dy shqiptarët e arrestuar një ditë më parë, kanë grabitur me dhunë një zyrë postare në Markopulo në afërsi të Athinës.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur më 20 Dhjetor të vitit të shkuar. Nën kërcënimin e një arme, ata kanë grabitur një sasi parash dhe më pas janë larguar me një motorçikletë. Policia greke mundi të bjerë në gjurmët e dy grabitësve mbas marrjes së informacionit në rrugë operative.
Prej verifikimeve rezultoi se ata kanë kryer grabitjen, ndërsa pas kontrollit në banesë u gjetën edhe veshjet dhe mjetet e përdorura për të kryer grabitjen si dhe një sasi prej 20 gramë metadon. Dy të ndaluarit do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie.