DVP Fier/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
-D. D., 50 vjeç, banues në Ballsh dhe A. Z., 31 vjeç, banues në Fier, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
-A. C., 37 vjeç, banues në Fier, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen “8 Shkurti”, automjeti që drejtonte 37-vjeçari, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. Ç., 59 vjeç, banues në Fier. Nga përplasja është dëmtuar shtetasi L. Ç., i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve.
Në vijim, shërbimet e Policisë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-S. K., 39 vjeç, banues në Lushnjë dhe P. S., 66 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se kanë mashtruar me faturat e dyqaneve të tyre (për shitjen e produkteve ushqimore), për t’i marrë një shumë parash, një shtetasi tjetër;
-E. Ç., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se i ka vjedhur celularin, një shtetaseje;
-N. S., 38 vjeç, banues në Berat, me detyrë përgjegjës i magazinës së Ish-uzinës për Përpunimin e Thellë të Naftës, në Ballsh, pasi në ambientet e kësaj magazine, u gjet një sasi lëndësh të dyshuara radio-aktive, që mbahej në kundërshtim me rregullat dhe kriteret në këtë fushë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.