Një shtetas 59-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Kakavijë.
P.T., banues në fshatin Kurjan të Fierit largoi automjetin e tij nga vendparkimi i zonës doganore pa paguar detyrimet dhe pa autorizim
Ai u ndalua më pas nga policia dhe rezultoi se 4 ditë më parë me automjetin e tij kishte transportuar bagëti të imëta.
Njoftimi i Policisë:
Gjirokastër/Kërkime, kontrolle dhe inteligjencë policore, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për të goditur krimet dhe për të kapur shtetasit e shpallur në kërkim.
Largoi automjetin nga vendparkimi i zonës doganore të PKK Kakavije, pa autorizim dhe pa paguar detyrimet, vihet në pranga 59-vjeçari.
I ndaluari, i shpallur në kërkim 4 ditë më parë, dyshohet se transportonte me këtë automjet, bagëti të imëta.
Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për veprimtari kriminale të kryera më parë, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin P. T., 59 vjeç, banues në fshatin Kurjan, Fier.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë 07.01.2024, ka larguar automjetin tip “Toyota”, nga vendparkimi i Degës Doganore Kakavije, pa autorizim dhe pa paguar detyrimet. Nga veprimet hetimore dyshohet se 59-vjeçari transportonte me këtë automjet, bagëti të imëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.